”Luftë” në Superligë, katër skuadra në garë për titull

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Gara për titull po bëhet çdo ditë e më interesant, ku tashmë katër skuadra janë në garë të ngushtë, shkruan IndeksOnline.
Ballkani dhe Llapi sot janë ndarë me barzim 0-0, në derbin kryesor për titull.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka shënuar fitore 3-0 ndaj Lirisië.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 52 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 49 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 47 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 25 pikë, Fushë Kosova me 19 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/
