75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / G T

Tahir Batatina “shkrinë” së qeshuri tifozët, bën pompa para intervistës

Skuadra e Llapit dhe Ballkanit barazuan pa gola 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina bëri një gjest interesante pas ndeshjes, shkruan Indeksonline

Para se të shfaqet në intervistë për Sport 1, Batatina bëri pompa duke i treguar tifozëve se është i fortë.

Me këtë barazim, Llapi shkon në kuotën e 51 pikëve, një më shumë ka lideri, Ballkani (49)./Indeksonline/