75 Mall Live Search
16:37 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / G T

Real Madrid rikthen epërsinë ndaj Osasunas, shënon Carvajal

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin për 2:1 ndaj Osasunas në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga.

Golin për epërsinë e klubi mbretëror e shënoi mbrojtësi, Dani Carvajal në minutën e 18’të, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që golin e parë për ekipin e Carlo Ancelottit e shënoi Vinicius Junior në minutën e 4’të.

Kurse të vetmin për vendasit deri më tani e shënoi kroati, Budimir./Indeksonline/