75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / MSH

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid nuk fshihen më, shkëmbejnë puthje në publik

Aktori Bradley Cooper dhe modelja e njohur Gigi Hadid janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një darke në një restorant në New York.

Dyshja u panë duke qeshur dhe puthur teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e njohur Via Carota. Së bashku me ta ishin miku i Hadid, Tan France dhe kolegu i tij Antoni Porowski.

Spekulimet për lidhjen e Cooper dhe të modeles Hadid kishin filluar nga tetori i vitit të kaluar, kur u panë duke u larguar së bashku nga një restorant.

Por, një burim kishte thënë për PEOPLE se asokohe dyshja thjeshtë po “kalonin kohë të mira” së bashku.