Kërkohet lirimi nga burgu, gjykata vendos të martën për futbollistin Dani Alves

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves mund të largohet nga burgu dhe një gjë e tillë pritet të vendoset të martën e ardhshme, më 19 mars.
Gjykata në Barcelonë pritet të mbajë seancë dhe do të vendoset nëse do të lirohet ish-lojtari i PSG-së, shkruan Indeksonline
Ditë më parë, Dani Alves u dënua me katër vjet burgim pasi akuzohej për përdhunim ndaj një gruaje në një klub nate në Sutton gjatë vitit 2022.
Mbrojtja e futbollistit me avokat, Ines Guardiola, kërkon lirimin me kusht, duke dashur t’ia lehtësoj dënimin Dani Alvesit.
Kujtojmë që përveç burgut, Dani Alves u dënua edhe me 150 mijë euro dhe nëntë vjet ndalim komunikimi apo afrimi ndaj viktimës./Indeksonline/