75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 17 Mars 2024 / Gj. Sh

Tabela e Superligës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të

Kanë përfunduar të gjiyha ndeshjet e javës së 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Gara për titull po bëhet çdo ditë e më interesant, ku tashmë katër skuadra janë në garë të ngushtë, shkruan IndeksOnline.

Drita nuk e ka shfrytëzuar si duhet gabimin e Ballkanit dhe Llapit, pasi ka barazuar 2-2 me Gjilanin.

Dukagjini ka shënuar fitore 1-0 ndaj Feronikelit ’74, ndërsa ndeshja Fushë Kosova – Prishtina, ka përfunduar me barazim 0-0.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 52 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.

Në vendin e tretë renditet Drita me 50 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 47 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 26 pikë, Fushë Kosova me 20 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/