75 Mall Live Search
18:07 / E Hënë, 18 Mars 2024 / LB

Robin Krasniqi prenzaton një histori motivuese të një boksieri të ri, u bullizua për shkak të peshës

Boksieri i famshëm kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi ka prezantuar një histori motivuese të një boksieri të ri.

Bëhet fjalë për të riun Erion Veseli.

Krasniqi ka shpërndarë një video të boksierit të ri për të cilin ka thënë se u bullizua nga bashkëmoshetarët e tij për shkak të peshës që ai kishte.

“Erioni prej  shumë vitesh stërvitet çdo ditë në palestrën tonë RK Boxing Gym . Falë punës së tij të madhe dhe disiplinës së hekurt, ai arriti  sukses shumë shpejt. Ai u bë kampion i Bavarisë së Epërme në luftën e tij të parë dhe ne e shoqërojmë  dhe mbështesim në rrugën e tij të mëtejshme drejt majave më të larta”, ka shkruar Krasniqi.