75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 19 Mars 2024 / Z S

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë.

Dyshohet se një veturë ka goditur shtyllën elektrike dhe nuk dihet nësë ka persona të lënduar nga ky aksident trafiku.

Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast.

Nga Policia kanë thënë se aksidente ka ndodhur rreth orës 08 të mëngjesit.

”Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, kanë thënë nga Policia./Indeksonline/