75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 19 Mars 2024 / mp

Enti statistikor publikon të dhënat e fundit, paga mesatare në Zvicër është 6,788 franga

Enti Federal i Statistikave ka publikuar përditësimin e të dhënave të pagave në Zvicër. Paga mesatare zvicerane është aktualisht 6,788 franga, ndërsa paga minimale është 5000 franga.

Në raport thuhet se 76.2 për qind e kompanive u paguajnë punonjësve të tyre pagën e 13-të mujore. Vetëm një në katër kompani nuk paguan pagën e 13-të.

“Diferenca e pagave midis burrave dhe grave është vazhdimisht në rënie,” thotë Didier Froidevaux, kreu i seksionit të pagave dhe kushteve të punës.

Paga mesatare më e lartë është në kantonin e Cyrihut dhe më e ulëta në Ticino./Indeksonline/