Nis takimi trepalësh në Bruksel, pavarësisht ngurrimit të Bislimit
 
				Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin serb Petar Petkoviq.
Tani ka nisur takimi trepalësh, pavarësisht ngurrimit të Bislimit.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet pajtueshmëri mes palëve për çështjen e dinarit./IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                