75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 19 Mars 2024 / Z S

Zyrtari i ministrisë përjashtohet nga mbledhja, Hajdari thotë se Lekaj e Bunjaku e bullizuan

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Ekonomi, raporti Ministrja e Tregëtisë, Rozeta Hajdari.

Gjatë raportimit të Ministrës pati përplasje midis zyrtarit të kësaj ministrie, Kushtrim Dakaj dhe deputetëve të opozitës.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku i kërkuan kryesuesit të këtij komisioni, deputetit të PDK-së, Ferat Shala që ta përjashtonte nga mbledhja Kushtrim Dakajn, shefin e kabinetit të ministres.

“Nuk keni të drejtë ta keni këtë sjellje. Më së pari edukohuni, tani hajdeni me raportu në Komision. Kryesues, kërkoj ta largoni prej sallës. Ky s’ka të drejtë me mu drejtu ashtu”, tha fillimisht deputetja Bunjaku.

“Jo jo jo, nuk tolerohet me ofendu deputeten dhe kërkoj të largohet prej sallës. Çu largohu prej sallës. Çu, çu largohu prej sallës. Çu largohu prej sallës”, tha Lekaj më pas.

“Ministre, lirona të lutem. Unë s’po e di as kush ke me të thënë të drejtën”, tha Shala, ndërsa zyrtari i ministrisë e pranoi vendimin duke e liruar sallën.

Mirëpo pas largimit të Dakajt nga salla, ministrja Hajdari tha se u bullizua nga deputetët Lekaj dhe Bunjaku, ndërsa e pyeti kryesuesin se pse s’mori masa ndaj dy deputetëve.

“I nderuar kryesues, a është e lejuar nga ana juaj që unë të bullizohem nga deputetët me sharjet më të ulëta?” tha Hajdari./Indeksoline/