75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Pas 4 orësh, përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Katër orë pasi filloi takimi mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, emisarit Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit serb Petar Petkoviq, tashmë i njëjti takim ka përfunduar.

Indeksonline raporton se nga takimi që po mbahej pas dyerve të mbyllura, akoma nuk është bërë i ditur asnjë detaj.

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin serb Petar Petkoviq, në takime të ndara.

Burime të Indeksonline pohojnë se në takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Një takim i ri mes këtyre akterëve është paraparë të mbahet javen e ardhshme./Indeksonline/