Goditi me veturë një viktimë në Isniq të Deçanit, policia arreston një të dyshuar

Një person është arrestuar dje nga policia e Pejës.
Sipas njoftimit policor, personi në fjalë dyshohet se tri ditë më parë, në fshatin Isniq të Deçanit, ka goditur me veturë viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I njëjti kishte goditur edhe dy persona të tjerë, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, raporton Indeksonline.
“Pas një pune intensive të hetuesve të SRH-së me datë 19 mars 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari J. G., i lindur më 1987” bën të ditur policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/