75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen ndaj Austrisë, startojnë dy lojtarët e Superligës

Kombëtarja e Kosovës U19 me trajner Adil Maliqin ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë në “Elite Round” në rrugë për Kampionatin Europian 2024.

Kosova do të luaj ndaj Austrisë në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni nga ora 16:00, shkruan Indeksonline

Në formacionin zyrtar të publikuar nga “Dardanët” janë dy lojtarë të Superligës së Kosovës, Igball Jashari (Prishtina) dhe Elvir Gashijani (Llapi).

Kujtojmë që “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues./Indeksonline/

Ndeshjen mund ta shikoni në këtë link: https://www.oefb.tv/home

Image