Golden State mposhtin Grizzlies-at, më i miri në fushë ishte Jackson

Skuadra e Golden State Warriors kanë shënuar një fitore tjetër në NBA, pasi mposhten me rezultatin 137-116 Memphis Grizzlies.
Më i miri në fushë ishte basketbollisti amerikan, Jackson – i cili realizoi 35 pikë, bëri pesë kërcime dhe tri asistime, shkruan Indeksonline
Te skuadra fituese më i miri në fushë ishte basketbollisti nga Kongo, Kuminga, me 26 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Steph Curry shënoi vetëm 14 pikë, bëri dy kërcime dhe tri asistime./Indeksonline/