Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e Lipjanit një person është dërguar pa shenja jete.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka filluar hetimet.
“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.