Nuk arrin të debutojë, largohet i lënduar nga kampi i Gjermanisë

Një tjetër lojtar është larguar nga kampi i Kombëtares së Gjermanisë për shkak të një lëndimi.
Bëhet fjalë për, Jan-Niklas Beste, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë stërvitjeve, shkruan Indeksonline
Ai është larguar nga kampi, së bashku me dy yjet tjerë: Manuel Neuer dhe Aleksandr Pavlovic.
Këta tre lojtarë, do të mungojnë në dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji mars, kundër Francës dhe Holandës.
25-vjeçari gjatë këtij sezoni në Heidenheim në Bundesliga, zhvilloi 23 ndeshje, shënoi shtatë gola dhe bëri 10 asiste./Indeksonline/