75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 21 Mars 2024 / k.v

Nënshkruhet marrëveshje 6- milionë dollarëshe e ndihmës së SHBA-së për sistemin e drejtësisë, në Kosovë

Ndihmëssekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, takoi përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, atij prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues.

Me këtë rast është nënshkruar edhe marrëveshja 6 milionë dollarëshe e ndihmës së SHBA-së për sistemin e drejtësisë në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj deklaroi se SHBA-ja ndihmoi në masë të konsiderueshme gjyqësorin në vend.

Ndërsa Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se është mirënjohës për kontributin e SHBA-së në pajisjet e ofruara për shërbimin e tyre.

“Donacioni është i rëndësishëm. Ndihma juaj çdo vit bën që dhjetëra zyrtarë të SHKK-së të marrin pjesë në trajnime jashtë vendit”, ka thënë Dibrani./IndeksOnline/