75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 22 Mars 2024 / L K

Haradinaj: A është presidentja në dijeni për ndryshim kursi të kryeministrit, Aleanca ka kërkuar mocion mosbesimi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bëre të ditur përmes një postimi në Facebook se Aleanca ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, po që është kundërshtuar nga Kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj ka parashtruar një pyetje se a nëse Presidentja Vjosa Osmani është në dijni për këtë ndryshim.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin.

Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të Kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit.

Kosova sot përballet me një situatë të ndjeshme, edhe politike edhe të sigurisë, dhe kjo temë kërkon qartësi. Përpos nëse edhe ky ndryshim kursi i Albin Kurtit, është veç edhe një mashtrim i radhës.