75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / FR

Argjentina tregohet e fortë edhe pa Lionel Messin, e mposhti El Salvadorin

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore në miqësore ndaj El Salvador me rezultatin 3:0.

Lionel Scaloni e përgatiti mirë këtë ndeshje edhe pse nuk e kishte yllin, Lionel Messi.

Golat në këtë fitore të kampionit botëror i shënuan: Enzo Fernandez, Romero dhe Lo Celso.

Argjentina më 27 mars, do të luaj miqësoren e fundit për këtë muaj ndaj Kosta Rikës.