75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 24 Mars 2024 / Gj. Sh

Java e 27-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit do të luajnë në “Play-out”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it. Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Vëllaznimit dhe Istogut.

Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/