75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 24 Mars 2024 / G T

Tre lojtarë largohen nga kampi i Anglisë, mungojnë në ndeshjen ndaj Belgjikës

Kombëtarja e Anglisë nuk mund të llogarisë në tre lojtarë për ndeshjen miqësore ndaj Belgjikës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Wembley” më 26 mars (e martë).

Mbrojtësi, Harry Maguire ka pësuar një lëndim muskulor dhe është rikthyer në Manchester për rehabilitim, shkruan Indeksonline

Përveç mbrojtësit të “Djajve të Kuq”, në Manchester është rikthyer edhe lojtari i Cityt, Kyle Walker – i cili u lëndua gjatë ndeshjes miqësore ndaj Brazilit.

Kurse lojtari i tretë që la kampin e “Tre Luanëve” ishte Sam Johnstone.

Kujtojmë që nga Anglia ishte larguar edhe Harry Kane për shkak të lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen e javës së kaluar në Bundesliga me Bayern Munichun, por që çuditërisht e gjeti vetën në listën e Gareth Southgate./Indeksonline/