Nuk pensionohet Kroos-i, afër marrëveshjes së re me Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos thuhet se është afër për të rinovuar kontratën me Real Madridin.
Gazetari Italian, Fabrizio Romano raporton se lojtari gjerman, do të rinovojë kontratën deri më 2025-tën me klubin mbretëror, shkruan IndeksOnline.
Ai së fundmi u kthye te Kombëtarja Gjermane, ku ka treguar formë të lartë, në dy miqësoret e zhvilluara gjatë muajit mars.
Kroos, erdhi te Reali 10 vjet më parë nga Bayern Munich ku ka bërë 455 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka fituar gjithçka me klubin madrilen./IndeksOnline/