Bashkëlojtari i Redon Xhixhës realizoi golin e vitit me Kombëtaren e Algjerisë

Kombëtarja e Algjerisë ka barazuar 3:3 në ndeshjen miqësore ndaj Afrikës së Jugut.
Një gol tejet të bukur e realizoi, Yassine Benzia – mesfushori i Qarabag-ut, shkruan Indeksonline
29-vjeçari i cili është bashkëlojtar i Redon Xhixhës te klubi nga Azerbajxhani, realizoi një gol me stilin “rovershatë” ndoshta golin më të bukur gjatë këtij sezoni.
Yassine Benzia është i lindur në Francë, por zgjodhi ta përfaqësonte shtetin e prindërve të tij.
Në këtë sezon me Qarabag-un, Yassine ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/