Befason Daku: Preferoj Championshipin para Premier League!
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ishte i pranishëm në emisionin e sportit në Kanal 10 ku foli për Kupën e Botës dhe për të ardhmen e tij.
Daku befasoi të gjithë në studio me preferencat e tij, shkruan Indeksonline
Ai thotë se preferon Championshipin e Anglisë, para Premier League.
“Më me dëshirë do luaja në Championship, sesa në Premier League”, u shpreh Daku duke lënë të gjithë të shtangur!
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar momentalisht luan te Rubin Kazani./Indeksonline/

