75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Mourinho: Kisha dy oferta nga Kombëtarja e Portugalisë, i refuzova dy herë!

Trajneri portugez, Jose Mourinho gjatë një interviste me gazetarin italian, Fabrizio Romano ka treguar se si i kishte refuzuar dy oferta nga Kombëtarja e Portugalisë.

Mourinho tani është i papunë dhe po pret oferta nga skuadra europiane dhe duket se deri në fillim të sezonit të ri, “Special One” do të emërohet trajner te ndonjë skuadër, shkruan Indeksonline

Sa ishte te Real Madridi, Mourinho tregon se kishte ofertë nga Kombëtarja e Portugalisë.

“Kisha dy oferta, dy herë m’u hap porta e Portugalisë. Herën e parë isha te Real Madridi, por Perezi nuk më la të shkoja. Herën e dytë isha te Roma, ku u shkarkua pas disa jave. Por nuk e pranova dhe jam i lumtur me arsyen”, u shpreh Mourinho

Jose Mourinho së fundmi ishte pjesë e klubit italian, AS Roma – ku fitoi titullin e UEFA Conference League dhe stolisi klubin nga Serie A me një titull pas shumë vitesh./Indeksonline/