75 Mall Live Search
15:31 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Mungoi me Anglinë në dy miqësore, Harry Kane rikthehet në stërvitje me Bayernin

Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Darmstadtit javë më parë.

Kane, u desh që të largohej edhe nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë dhe mungoi në dy ndeshjet miqësore që “Tre Luanët” i zhvilluan gjatë këtij muaji, shkruan Indeksonline

Ditë më parë sulmuesi anglez, bashkë me Mazraouin, Guerreiron dhe Comanin kanë mbajtur stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit Holger Broich.

Por gjatë ditës së sotme Kane, është rikthyer në “Sabener Strasse” dhe duket që do jetë i gatshëm për ndeshjen klasike të së shtunës ndaj Borusssia Dortmundit.

Kane, erdhi këtë verë nga Tottenham Hotspur dhe aktualisht është golashënuesi kryesor në Bundesliga me 31 gola./IndeksOnline/