75 Mall Live Search
22:47 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / Gj. Sh

Këta janë tre futbollistët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës

Lumardh Dellova, Drilon Hazrollaj e Muhamed Hyseni janë tre futbollistët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës.

Kjo pasi webfaqja e njohur, transfermarkt ka publikuar listën e re të futbollistëve më të vlefshëm, shkruan IndeksOnline.

Vlera e Dellova, Hazrollaj dhe Hysenit është nga 600 mijë euro secili.

Futbollisti i Ballkanit kishte vlerën e njëjtë edhe më herët, derisa dyshja tjetër të cilët po shkëlqejnë këtë sezon kanë pasur rritje të madhe të vlerës në tregun e transferimeve.

Vlera e Hysenit është rritur për 250 mijë euro, ndërsa e Hazrollajt për 200 mijë euro.

Në top 5, renditet edhe Egzon Bejtullai i Dritës dhe Lindon Emërllahu i Ballkanit, të dy me vlerë prej nga 550 mijë euro./IndeksOnline/