75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 28 Mars 2024 / S Z

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në rrugë në Prishtinë. Rasti ishte raportuar nga një femër në polici,  pasi që kishte vërejtur një person të shtrirë në rrugë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 27.03.2024-06:40.  Një femër kosovare  ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.