75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 28 Mars 2024 / mp

Komuna e Istogut ndanë mbi 2 milionë euro, gati projekti i madh i Bjeshkëve të Moknës

Komuna e Istogut ndanë mbi 2 milionë euro, gati projekti i madh i Bjeshkëve të Moknës Komuna e Istogut tashmë i ka përfunduar të gjitha procedurat tenderuese për fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës, livadhet e Istogut-Moken, faza e 2-të.

Komuna e Istogut e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Shkëmbi” Sh.p.k me vlerë mbi 2.8 milionë euro.

Për këtë projekt sipas dosjes së tenderit kanë aplikuar tri kompani. Ky ka qenë një nga primet elektorale të kryetarit Ilir Ferati.

Bjeshka e Moknës llogaritet si një nga zonat më të mëdha turistike në atë rajon dhe më gjerë. /Indeksonline/