75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Agim Ademi pret në zyre të FFK-së lojtarin, që i shënoi supergol Spanjës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot gjatë ditës ka pritur në zyrat e FFK-së sulmuesin e Stuttgartit U19, Elion Bujupi.

Bujupi shënoi një eurogol në ndeshjen ndaj Spanjës U19 në Slloveni, ku “Dardanët” nuk ia arritën ta siguronin Kampionatin Europian, shkruan Indeksonline

Postimi i plotë i kryetarit të FFK-së:

Mirëprita sot në selinë e FFK-së, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19, njëkohësisht anëtarin e VFB Stuttgart U19, Elion Bujupi 🇽

Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë.

Familjen e Elionit e përgëzova në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani.

Elionit ia rikujtova që FFK do të jetë gjithmonë afër të gjithë Dardanëve të rinj, në rritjen e tyre të mëtutjeshme dhe i dëshirova suksese në karrierën e tij.