75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 29 Mars 2024 / S Z

Bulliqi liron nga detyra drejtorin për Kulturë, Pajtim Balaj

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj. Bulliqi ka thënë se kërkesën për lirim nga detyra e ka bërë vet Balaj, pasi që do të vazhdojë me angazhime tjera profesionale.

“Me kërkesë të Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj sot e kam liruar nga detyra e drejtorit për shkak se ai do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.  Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale”, ka shkruar Bulliqi në Facebook..