Vdekja e bletëve në Kovragë, policia del në terren

Shkelja e rregullave të spërkatjes nga pesticidet po iu kushton bletëve në Kovragë të Istogut.
Blendor Isufaj në një intervistë për ‘Indeksonline’ ka rrëfyer se si i gjeti mëngjesin e sotëm bletët e vdekura.
Sipas ligjit spërkatja duhet të bëhet në mbrëmjë dhe jo gjatë ditës.
Pas raportimit të Indeksonline, policia ka dalur menjëherë në ngjarje ku ka hasur në një bujk duke bërë shkelje të rregullit të spërkatjes.
Burimet e Indeksonline pohojnë se bujku Sadik Blakaj, është intervistuar, pasi dyshohet se gjatë mëngjesit të ditës së sotme ka shkelur rregullin, që po shkakton vdekjen e bletëve./Indeksonline/