75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Poriteri kosovar nuk e lë Chelsean të fitoj, Aro Muric “hero” në “Stamford Bridge”

Skuadra e Chelseat ka barazuar 2:2 në ndeshjen ndaj Burnleyt, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.

Në minutë e 44’të, Cole Palmer shënoi për 1:0 nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin kosovar, Aro Muric në stilin “panenka”, shkruan Indeksonline

Rezultati i takimit për 1:1 u barazua në pjesën e dytë nga Cullen në minutën e 47’të.

Blutë e Londrës kaluan edhe një herë tjetër në epërsi me anë të Cole Palmer.

Kurse goli i barazimit u shënua në minutën e 81’të me anë të O’Shea.

Heroi i skuadrës mysafire padyshim ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muic i cili bëri 11 pritje dhe u vlerësua me notën 10.

Me këtë barazim Chelsea shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Burnley në pozitën e 19-të me 18 pikë./Indeksonline/