Klasiken e fiton Dortmundi, Bayerni dorëzohet për titull

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Bayern Munich me rezultatin 0:2 në ndeshjen e javës së 27-të në Bundesliga.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Karim Adeyemi në minutën e 10’të, shkruan Indeksonline
Mysafirët shënuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë me anë të Ryersonit në minutën e 83’të.
Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve, kurse Bayern Munich mbetët në pozitën e 2-të me 60 pikë, 13 pikë larg liderit, Leverkusen (73)./Indeksonline/