75 Mall Live Search
20:07 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Bernardo Silva: Nuk jemi më favorit për titull, varet nga Liverpooli!

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit u mbyll pa gola 0:0, në javën e 30-të në Premier League.

Dy skuadrat patën rastet e tyre për shënim, por nuk e gjetën rrugën e rrjetës, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, lojtari portugez, Bernardo Silva u shpreh se klubi ku luan nuk është më në garë për titull, edhe pse kjo varet nga Liverpooli dhe Arsenali.

“Nuk jemi më favorit për titull. Duhet të bëhemi realist. Gjithçka mund të ndodh, por nuk varet nga ne më. Por, varet nga Liverpooli dhe Arsenali”, u shpreh pas ndeshje Silva

Ky rezultat nuk i konvenon asnjëherës skuadër, pasi tani mbetën mbrapa vendit të parë.

Liverpooli kryeson tabelen e Premier League me 67 pikë, kurse Arsenali dhe Manchester City mbetën me 65 dhe 64 pikë./Indeksonline/