Sot mblidhen 6 komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës priten të mblidhen gjashtë komisione parlamentare, raporton IndeksOnline.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Takim me shoqten e logopedëve ( ora 10:00)
3. Takim me Shoqaten e ergoterapistëve (ora 10:30)
4. Takim me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi ( ora 11:00)
5. Të ndryshme.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Rendi i ditës:
Takimi i Komisionit me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport
Rendi i ditës:
1. Takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 12.3.2024;
3. Shqyrtimi i Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së z.Osman Vishaj.
4. Të ndryshme.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit nga dt. 1.3.2024,
3. Shqyrtimi i Projektligjit 08-L-242 për Performancën energjetike të ndërtesave,
4. Informata për tjetersimin e pronës së UP tek Fakulteti Teknik,
5. Formimi i grupeve punuese për projektligjet e miratuara në parim,
6. Të ndryshme.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Rendi i ditës
Takim me z. Bertrand Bouyx, Kryetar i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.