Rita Ora kapet mat në aeroport, shihet pa jelekë

Rita Ora dhe Taika Waititi shijuan një fundjavë relaksuese për nder të festës së Pashkëve në Sydney.
Çifti i martuar i Hollivudit ishin tashmë duke dalë nga qyteti të martën, teksa kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit përpara fluturimit të tyre jashtë shtetit, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja angleze, 33 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj regjisor i lindur në Zelandën e Re, 48 vjeçar, të dy kishin veshje sportive ndërsa shkonin për në tavolinën e kontrollit.
Rita zgjodhi një bluzë gri, nën të cilën ajo shkoi pa sytjena, si dhe pantallona rozë, një kapele kremi dhe atlete ngjyrë mustardë.

Ajo kishte një palë syze dielli të mëdha të zeza, çorape blu dhe një çantë të madhe të zezë Hermès Birkin.

Ndërsa, Taika kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë të cilën e kishte shoqëruar me pantallona të zeza.
Regjisori mbathi një palë atlete të bardha Reebok dhe zgjodhi një kapelë ngjyrë gështenjë dhe blu./Indeksonline/



