75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 02 Prill 2024 / MSH

Haradinaj në Mitrovicë: Ky qytet i lënë pas dore na thërret për ndërgjegjësim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga kryetari i degës së Aleancës në Mitrovicë, Qazim Nimani. 

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Mitrovica është qytet i lënë pas dore, qytet që na thërret për ndërgjegjësim. 

“Sot në Mitrovicë, në iftarin e organizuar nga kryetari i degës z. Qazim Nimani, me struktura të Aleancës dhe personalitete të respektuara nga ky qytet. Mitrovica, qytet i lënë pas dore, na thërret për ndërgjegjësim. I kemi borxh të gjithë!”, ka thënë Haradinaj.