Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Policia e Kosovës ka pranuar dje informatën se në një fushë gjendet një mjeti dyshuar shpërthyes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Burim Hamza”, rreth orës 11:25, raporton Indeksonline.
Sipas njoftimit të policisë, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka larguar mjetin, pa incidente./Indeksonline/