‘’Jashtë Xhevat Krasniqi”, “ngacmimi seksual është krim”

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Feministe Studentore bashkë me disa studente aktiviste, do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Ata po kërkojnë përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi të denoncuar për ngacmimi seksual.
Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë tetë orë.
“Jashtë Xhevat Krasniqi”, “ngacmimi seksual është krim”, “mos e normalizoni ngacmimin seksual” e “nuk durojmë ma”, janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur para derës së ndërtesës së rektoratit.

Protesta ka filluar në orën 08:30 të mëngjesit dhe do te vazhdojë deri në orën 16:00.
Theksojmë se 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi, për dyshime për ngacmim seksual.
Protestë ndaj profesorit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës (UP) është mbajtur edhe javën e kaluar./Indeksonline/