Policia jep detaje për djegien e tri veturave në një ‘’Rent a Car’’ në Pejë

Gjatë ditës së djeshme tri vetura janë djegur pas një zjarri i cili kishte shpërthyer në një “Rent a Car” në Pejë.
Veturat të cilat janë përfshirë nga zjarri kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
E gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë.
“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Indeksonline mëson se vlera e veturave të cilat janë përfshirë nga flakët arrinë rreth 50 mijë euro.