Skandali në Superligë, merret vendimi për rrahjen mes tifozëve dhe lojtarëve të Fenerbahces

Kanë kaluar disa javë që nga skandali më i madh i këtij sezoni i ndodhur në Superligën e Turqisë në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces.
Federata e Futbollit turk ka marrë vendimin për rrahjen mes tifozëve të Trabzonit dhe lojtarëve të Fenerbahes, shkruan Indeksonline
Skuadra e Trabzonsporit është dënuar me gjashtë ndeshje pa tifozë në stadium.
Po ashtu edhe dy emrat, Oosterëolde dhe Egribayat janë dënuar me nga një ndeshje mos-lojë.
Lojtari i Fenerbahces, Osayi-Samuel që ishte në qendër të vëmendjes pas goditjeve që ua dha tifozëve kundërshtarë, nuk ka marrë asnjë dënim, me pretekstin se ai ishte duke u mbrojtur nga sulmet./Indeksonline/