75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / Gj. Sh

Ardon Jashari largohet nga Luzern, transferohet në Belgjikë

Futbollisti kosovar, Ardon Jashari do të largohet nga skuadra e Luzernit në fund të sezonit.

Ai karrierën do ta vazdhoj në kampionatin belg të futbollit, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazeta zvicerrane “Blick”, Jashari në verë do të transferohet te skuadra e Club Brugge.

21-vjeçari është kapiten i Luzernit, derisa këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asistime./IndeksOnline/