75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 04 Prill 2024 / k.v

Kapet dileri i drogës në Prishtinë, i kishte bërë gati për shitje 9 qese me marihuanë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 9 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth prës 21:00 në rrugën “Rasim Kiqina” në Prishtinë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/