Një hajn futet në një shtëpi, derisa pronarja ishte brenda

Një femër ka raportuar në polici se derisa ishte në shtëpinë e saj në Leposaviq kishte hyrë një person i maskuar duke e kërcënuar atë dhe më pas kishte filluar që të kontrollojë duke kërkuar gjësende me vlerë.
Viktima ka njoftuar se i dyshuari pavarësisht kontrollës nuk kishte arritur që të marrë asgjë në shtëpinë e saj.
Hajni ishte larguar në drejtim të panjohur ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat po merren me rastin./IndeksOnline/