75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 05 Prill 2024 / S Z

Seanca me pyetje parlamentare, vetëm tre ministra prezentë

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pikë e vetme e rendit të ditës, janë pyetjet parlamentare.

Seanca është thirrur me qëllim që deputetët të bëjnë pyetje për kabinetit qeveritar. Por prezentë në seancë janë vetëm tre ministra, ai i Bujqësisë Faton Peci, ministrja e jashtme Donika Gërvalla si dhe ministri  i kulturës Hajrullah Çeku.

Kjo ka bërë që grupi parlametar i AAK-së të lirojë sallën

E përveç mungesës së ministrave, mungojnë dhe deputetët, pasi që vetëm 17 prej tyre janë prezent në seancë./Inderksonline/