Disa të rinj dëmtojnë ulset tek fushat sportive në Lipjan, publikohen pamjet

Ditë më parë, disa të rinjë kanë dëmtuar ulset tek fushat sportive në Lipjan.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë një reagim publik, derisa ka publikuar edhe një video ku shihen personat të cilët thyejn ulset, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm.
Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike.
(Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë).
Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike./IndeksOnline/