75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / Gj. Sh

Rusia po kryen sulme të paligjshme kimike ndaj ushtarëve ukrainas

Trupat ruse po kryejnë një fushatë sistematike të sulmeve të paligjshme kimike kundër ushtarëve ukrainas, sipas një hetimi të “The Telegraph”.

Gjiganti mediatik britanik raporton se ka folur me një numër ushtarësh ukrainas të dislokuar në pozicionet përgjatë vijës së frontit, të cilët detajuan se si pozicionet e tyre kanë qenë nën sulme të përditshme nga dronët e vegjël, kryesisht duke hedhur gaz lotsjellës, por edhe kimikate të tjera.

Sipas komandantit të një ekipi zbulues ukrainas, Ihor, këto sulme me gaz zakonisht shkaktojnë panik që detyron ushtarët “instiktivisht të dalin jashtë, më pas ata mund të sulmohen me më shumë armë konvencionale”.

“Pothuajse çdo pozicion në zonën tonë të frontit po merrte mbi ta një ose dy granata gazi në ditë”, tha ai.

Përdorimi i një gazi të tillë, i cili njihet si CS dhe përdoret zakonisht nga policia e trazirave, është i ndaluar gjatë kohës së luftës sipas Konventës për Armët Kimike.