75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 07 Prill 2024 / G T

Nuk ka rëndësi mosha, Thiago Silva shënon gol të bukur në Premier League

Skuadra e Chelseat ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sheffield United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Golin për 0:1 e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Thiago Silva, shkruan Indeksonline

Silva shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Gallagher në minutën e 11’të.

Edhe pse në moshë 39-vjeçare, ky ishte goli i tretë i Thiago Silvas këtë sezon në Premier League./Indeksonline/